Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Istog. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 17:00 jemi informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.