Këmbësori që u godit nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka pohuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 7:10 në magjistralen Prishtinë-Pejë, përballë terminalit doganor, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Ne aksident janë të përfshira një automjet dhe një këmbësor. Këmbësori është goditur dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në emergjencën e Pejës. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë”, theksoi Gashi