Partia e Behgjet Pacollit , AKR, ka theksuar se nuk kanë diskutuar me Lidhjen Demokratike e partitë tjera për pjesëmarrje në qeveri, apo ndarje të posteve.
Këshilltari i kkryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka shkruar në rrjetin social facebook se lajmet se kjo parti ka bërë kërkesa për poste ministrore janë të pasakta.
Ai ka deklaruar se nuk kanë biseduar për pjesëmarrje në këtë qeveri.
“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta.
Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka shkruar ai.
Ndryshe nga AKR’ja janë deklaruar dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka deklaruar se me Pacollin po dakordohen në distancë.
I nominuari për kryeministër ndërkaq, Avdullah Hoti ka deklaruar se edhe AKR’ja do të jetë pjesë e qeverisë së re.