Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka vlerësuar se ekipi i tij është në një rënie psikologjike si arsye pse lojtarët nuk po arrijnë të gjejnë golin ende në Superligë.
Ai ka thënë se përkundër që ekipi i tij ka krijuar dhe ka pasur raste ideale për të shënuar, ngërçi psikologjik te lojtarët ka ndikuar.
“Kemi pasur 5 raste ku 99% është gol dhe 1% nuk është gol. U kemi thënë lojtarëve se e kemi për obligim t’i drejtojmë që të arrijnë 16-metërshin dhe aty vjen pastaj aftësia individuale. Duhet ta kalojmë këtë ngërç psikologjik. Edhe në ndeshjet që i lamë pas kemi pasur 2-3 raste shënimi por s’kemi shënuar. Jemi në rënie psikologjike. Por, kam bindjen që shpejt do të vjen edhe goli,” ka thënë Dallku ndër të tjera.
Dukagjini barazoi dje në shtëpi me Lirinë 0-0 dhe bashkë këto dy ekipe janë ende që s’kanë shënuar këtë stinor në Superligë, as pas tri xhirosh