Kryetari i Kryesisë së OVL UÇK-së, në Klinë, Hajdin Balaj gjatë ditës së sotme ka mbajtur një mbledhje me anëtarët e degës, ku është diskutuar për protestën që është mbajtur në Prishtinë, në mbrojtje të të drejtave të UÇK-së.
Balaj ka thënë ndër të tjera që sa herë që ka thirrje e protesta të tilla për ushtarët e lirisë do të jenë aty.
I njëjti madje, paralajmëroj edhe protesta të tjera.