Erion Morina, i riu nga fshati Drenoc i Malishevës i cili u vra në Itali, është varrosur ditën e dielë në varrezat e fshatit,
Babai i Erionit, Florim Morina ka publikuar në llogarinë e tij në facebook një fotografi të Erionit ku shkruan se ishte djali i vetëm që e patën e tashmë mbetën edhe pa të.
“Një të patëm Erion,ike e na le përjetë të pikëlluar”, shkruan babai i Erionit në facebook.
Kufoma e Erion Morinës u gjet në kanalin e Bergamos në Itali, e menjëherë më pas u arrestua kushëriri i tij Musli Morina si i dyshuar për vrasjen e Erionit.
Klinainfo mëson se Erioni dhe Musliu kanë qenë shokë të cilët edhe në shkollën fillore ishin në një klasë, e madje edhe rrugën e gurbetit e kishin marrë së bashku.
I riu nga Malisheva që u vra dhe Musli Morina kushëriri i tij që dyshohet për vrasjen e Erionit banonin së bashku në Itali./Klina info