Debati në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku ishte paraparë që sot të bëhet miratimi i buxhetit është shtyrë për të hënën.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka propozuar që ky diskutim të shtyhet për të hënën për shkak se nëse edhe ajo pikë e rendit të ditës do të diskutohet sot, atëherë seanca parashihet të zgjasë deri në orët e vona.
Me këtë propozim të Osmanit janë pajtuar edhe grupet parlamentare, ndërsa me propozim të kryeministrit Avdullah Hoti, kjo pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet të hënën duke filluar nga ora 16:00.
Tani në Kuvendin e Kosovës është duke u shqyrtuar pika e rendit të ditë “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”.
Me propozim të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, deputetët kanë të drejtëdebati vetëm 5 minuta ndërsa shefat e grupeve parlamentare deri në 10 minuta, në mënyrë që seanca të mos zgjas deri në orët e vona.