OJQ ZANA, organizon debat me qytetarë dhe zyrtarë Komunal-Klinë Publikuar mė: 6 Maj 2019
OJQ ZANA, ka organizuar debat në Komunën e Klinës me temën “Si po shpenzon komuna ime në investimet kapitale ?”, ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit“Investime Publike me Pjesëmarrje Aktive të Publikut” të cilin projekt e financon INDEP(Instituti për Politika Zhvillimore). Tahire Gashi i njoftoi të pranishmit me projektin dhe me platform INVESTOMETRI- ku Zana është partnere e projektit si dhe u ndal tek Planifikimi i buxhetit dhe investimet Komunale të parapara dhe në problemet dhe projektet dhe fushat të cilave duhen të kushtohen vëmendje. Në këtë debat, të organizuar nga OJQ Zana, morën pjesë kryetari i Komunës, Prof. dr. Zenun Elezaj me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatrave dhe lokaliteteve të Komunës së Klinës dhe OJQ. Qëllimi i këtij takimi është involvimi i qytetarëve në vendimmarje për të siguruar transparencë dhe llogaridhenie ,diskutimi i problemeve të qytetarëve të komunës së Klinës dhe informimin e tyre për projektet kapitale të cilat planifikohen të fillojnë këtë vit.
Në këtë takim, Kryetari Elezaj i njoftoi qytetarët për projektet të cilat priten që shumë shpejt të fillojnë së implementuari dhe theksoi se synim kryesor i tij mbetet zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujërave të zeza. Ndërsa, qytetarët falënderuan kryetarin për gatishmërinë për të debatuar për problemet dhe kërkesat e tyre dhe kërkuan që në kuadër të mundësive buxhetore të komunës të parashihen investime për vitin 2020. Problemet dhe kërkesat më të mëdha ishin kryesisht në rregullimin e infrastrukturës bazë si: zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm, shtrirja e rrjetit të kanalizimit, investime në infrastrukturën rrugore dhe në shkolla. Problemet me të cilat përballen qytetarët e Klinës 1. Mungesa e ujit të pijshëm 2. Menaxhimi i mbeturinave 3. Mungesa e parkingjeve 4. Pluhuri nga gurëthyesit 5. Mungesa e çerdhëve të mjaftueshme për numrin e fëmijëve 6. Derdhja e kanalizimeve në Lumin Klina dhe Drini i Bardhë Fushave që duhet me ju shtue vëmendjen 1.Përkrahja e Qendrës së Kujdesit Ditor Zana me mjete financiare duke ndarë buxhet si e kontratkuar për shërbime sociale për çdo vit 2. Përkrahje financiare dhe logjistike për Panairin me produkte vendore(duke e parë këtë panair si të rëndesishëm për bizneset Klinase) 3.Promovimi i Gjetjeve Arkeologjike në Dërsnik Andaj sa i përket transparencës dhe qasjes në dokumentet publike në Komuna e Klinës mund të themi se është Komunë më transparente duke publikuar çdo vendim, çdo kontratë, çdo plan dhe strategji të komunës në faqen zyrtare kështu duka u’a mundësuar të gjithë qytetarëve të kenë qasje në ato dokumente