Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas “dhuratës” që kryeministri Albin Kurti bëri me vendimin për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit, “dhurata e dytë” për Serbinë, sipas Haradinajt, do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kështu ka thënë Daut Haradinaj përmes një reagimi në Facebook.
Pas tokave të Manastirit që ia dhuroi gratis, priteni dhuratën e dytë të Kurtit për Serbinë, Zajednicën. Ky është patriotizmi i vërtetë i Albin Kurtit!”, është shprehur Daut Haradinaj.