Një dasëm në kojshi ka mundur t’i kushtoi rëndë një familje mbrëmë në Qupevë të Ulët në Klinë. Qytetari ka njoftuar mbrëmë policinë se i është dëmtuar xhami i veturës së tij që ishte e parkuar në oborr të shtëpisë.
Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur një predhë përmes të cilës dyshohet se është goditur xhami.
Gjatë patrullimit në atë zonë është vërejtur se është një aheng familjar dhe dyshohet se predha ka ardhur nga ai drejtim.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në ajër gjatë ahengut familjar.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./