DARKA E LAMËS NË KULLEN E MAZRREKAJVE NE DRANOC TE DEQANIT

Në Dranoc te Deqanit ne kullen e Mazrrekaj Banoret e ketij fshati organizuan festen e Darkes se Lames.Darka e Lames eshte një festë fshatare nga e kaluara e jonë e lashtë e cila shënon mbarimin e veres e fillimin e dimrit.E ka marr emrin darka e lames ngase lama eshte një vend ku behej fshirja e grurit dhe qerohej kollomoqi, e behej grumbullimi i bereqetit.
Darka e Lames eshte ruajtur e percjellë brez pas brezi si feste gëzimi për punën kryesore të verës, duke festuar sebashku me të afërmit përfundimin e mbledhjes së frutave perimeve drithrave dhe të gjitha prodhimeve nga toka jon e bereqetshme.
Llogaritet edhe si dit e falenderimeve duke festuar sebashku me te afermit e duke falenderuar Zotin per bereqetet dhe te mirat që na i ka dhene dhe natyrisht duke lutur Zotin qe ato te shumfishohen vitin e ardhshem.