Dardha zënë një vend krejt të veçantë në folklorin shqiptar dhe tregojnë historinë e hershme të kultivimit të tyre në trevat e lashta shqiptare.
Fjala “dardhë” sipas gjuhëtarëve rrjedh nga emri Ilir “darda”, kjo fjalë është e lashtë sa vetë kultivimi i dardhëve nga njeriu.
Studjuesit Hahn, Meyer, Durham, por edhe të tjerë termin “dardhë” e lidhin me fisin Ilir të Dardanisë që sipas tyre do të thotë “dardhishtë”.
Edhe ngushtica e Dardaneleve që lidh detin Marmara me Detin Egje ka lidhje me këtë emërtim sepse sipas historisë mban emrin “Dardanus” që ishte prijësi i Dinastisë Dardane.
Për shqiptarët fjala “dardhë” shpesh shërben edhe si mbiemër për shumë familje.
Vendet me emërtime “dardha” janë të shumta në të gjitha trevat e shqiptarëve.
Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, nuk ka fshat apo krahinë që të mos ketë disa toponime të tilla.
Kjo tregon se ka qenë një kulturë drufrutore ndërshqiptare dhe shumë e kultivuar gjatë gjithë kohërave.
Në Shqipëri nga Veriu në Jug, gjenden rreth 14 fshatra që mbajnë emrin “dardhë” si: “Dardhas” në Mirditë e Pogradec; “Dardhë” në Korçë, Librazhd e Berat; “Qafdardhë” në Berat e Delvinë; “Vodardhë” në Durrës; “Zalldardhë” në Dibër, etj.
Toponimet “dardha” gjenden edhe tek arbereshët e Italisë dhe arvanitasit e Greqisë, e kudo ku ka vaendbanime të hershme shqiptarësh.
Të mirat e dardhave shqiptare
Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin sipas burimeve të AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo vetëm që janë prodhues shumë të njohur të këtyre frutave, por edhe përpunues dhe prodhues të reçelrave dhe nënprodukteve të tjera cilësore.
Dardha është edhe një bimë nga e cila prodhohet një mjaltë shumë i mirë.
Bletët e shfrytëzojnë që herët në pranverë, por bletërritësit kanë shumë kujdes sepse dardha është një pemë që preket nga sëmundje dhe si rrjedhim mund të trajtohet me tepri me pesticide, të cilat dëmtojnë si bletët ashtu edhe cilësinë e mjaltit.
Dardha konsumohet si frut i freskët, por shumë zona të Shqipërisë kanë specialitetet e tyre në të cilat dardhat përdoren të thara dhe të përpunuara.
Me dardhë bëhen lëngje të ndryshme, komposto, reçel, marmelatë, si edhe fermentohen dhe më pas përftohet një nga rakitë më të mira shqiptare, rakia e dardhës.
Por edhe komposto e dardhës së zier me kanellë dhe farat e karafilit të egër, kur shërbehet e ftohtë akull gjatë vapës së verës është një mrekulli më vete.
Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium si dhe sasira më të larta se molla në pektin.
Venat varikoze zhduken pa operacion! Një metodë efektive!
Dardha konsumohet së bashku me cipën e jashtme.
Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë – ‘Mollët qëroji, dardhët numëroji’.
Në fakt cipa e dardhës ka vlera të mira ushqimore dhe sipas studimeve të fundit përban lëndë antikanceroze dhe antidiabetike.
Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut në këto drejtime:
Antioksidantë – Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë.
Kontrollon peshën trupore – Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore.
Ul presionin e gjakut
Anti oksidantët që përmban dardha ndihmojne edhe në uljen e presjonit të gjakut si dhe goditjeve në tru.
Ul kolesterolin
Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.
Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
Rrit imunitetin dhe ul temperature
Kur të zë gripi ose kur ke temperaturë të lartë, AgroWeb.org tregon se pirja e nje gote me lëng dardhe ndihmon në rritjen e imunitetit ose e ul temperaturën. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Lufton osteoporozën
Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.
Anti-alergjike
Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik.
Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve.
Simbolikat e frutit të dardhës
Në Egjiptin e Lashtë, dardha përshkruhet si një frut i shenjtë për Perënditë.
Në fenë e krishtere, dardha simbolizon dashurinë e Krishtit ndaj njerëzve. Në Azi, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë, bukurinë, hijeshinë dhe fisnikërinë.
Tek femrat, përdorimi i dardhave simbolizon fat të mirë në jetë dhe shumë fëmijë./AgroWeb.org