Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Dardan Krivaqa është dënuar më burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa është liruar nga akuzua për veprën penale “Dhunim”.
Po ashtu, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burgim, ndërsa lirohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e vrepës penale dhunim”, përcjell IndeksOnline.
Rasti në fjalë është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin në të cilin Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkaq Arbër Sejdiut i ishin dhënë 15 vjet burgim./