Armend Dallku është parë tejet i lumtur me faktin se skuadra e tij triumfoi 0-1 në udhëtim te Llapi.
Pas ndeshjes, për mikrofonat e Art Sport, ai shtoi se është i gëzuar me arritjen e kësaj fitoreje të madhe dhe me faktin se klubi i besoi stafit të tij dhe futbollistëve.
Veç kësaj, ai shtoi se ndryshimet në pozita që po i bën futbollistëve është për shkak të fondit të lojtarëve.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Heroi ynë sot është Kenan Haxhihamza. Pavarësisht golit, kishim edhe raste të tjera. Rëndësi kanë pikët edhe besimi. Klubi ka pasë besim te stafi teknik, ne te lojtarët dhe arritëm te këto rezultate. Kur ke fond të mjaftueshëm të futbollistëve, duhet bërë ndryshime.
Dikush luan në pozitën jonatyrale. Mirëpo thash, që djemtë e kanë kuptu se asnjë kundërshtar në elitë nuk është më i mirë se ata. Duhet me dalë në fushë i barabartë me të gjithë. Unë nuk mbaj bilanc. Ne marrim ndeshjet një nga një. Do të fokusohemi tash te Gjilani. Shpresojmë që në vazhdimësi t’i kemi edhe lojtarët që momentalisht kanë probleme fizike. Ajo është e rëndësishme, çdo lojtar i yni është i rëndësishëm, pavarësisht nëse është në 22-she apo jo”, përfundoi Dallku.