Dukagjini ka shënuar fitore në javën e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Klinasit triumfuan ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 2-1
Skuadra e Dallkut nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, ku tri prej tyre i ka fituar.
Me pikët e plota, jashtëzakonisht i kënaqur është ndarë trajneri i klinasve, Armend Dallku.
“Kemi luajtur siç jemi marrë vesh. Jemi përgatitur në atë mënyrë që të mos i lejojmë kundërshtarët të kenë hapësira e të dalin shpejtë, të na shkaktojnë probleme.
Besoj se ia kemi arritur ta ndalojmë shpejtësinë e tyre. Jam i kënaqur dhe i uroj të gjithë për fitoren, lojtarët dhe tifozët. Tash na mbetet të punojmë e të vazhdojmë”, theksoi Dallku.
Dukagjini me këtë fitore tani ka 29 pikë në vendin e tetë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë.