Dallku ndahet me skuadrën e Dukagjinit

Armend Dallku më nuk do të jetë trajner i skuadrës së Dukagjinit.

Dallku ka vendosur të largohet nga klubi klinas pas katër vitesh qëndrimi, kështu merr vesh emisioni ‘’Favorit’’.

Përpos tij, do të largohet edhe i gjithë stafi i trajnerëve, Artan Luzi dhe Agon Ramadani.

Gjatë qëndrimit të tij aty, ai ka arritur që Dukagjinin ta dërgojë sezonin e kaluar në garat evropiane, për herë të parë në histori të klubit.

Këtë edicion, Dukagjini me në krye Dallkun arriti ta përfundoj stinorin në vendin e shtatë me 45 pikë të grumbulluara.

Më parë, ka udhëhequr me sukses skuadrën e Prishtinës, me të cilët kishte fituar Kupën e Kosovës.