Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është ndarë i kënaqur me fitoren minimale ndaj Feronikelit,
Për trajnerin Dallku me rëndësi në këtë ndeshje ishin tre pikët e fituara.
‘Rëndësi për ne ishin tre pikët, pavarësisht se hasëm në vështirësi të mëdha nga kundërshtari. Goli i tillë është kërkuar gjatë gjithë takimit dhe ishte i mirëseardhur për ne. Për ne ishin të rëndësishme pikët, sepse kemi humbur shumë të tilla’, deklaroi Dallku.