Qendra Klinike Universitare ka njoftuar para pak minutash e rasti që dyshohej se mund të jetë i prekur me koronavirus ka dalë negativ.
Analizat laboratorike kanë treguar se pacientja me shtetësi britanike nuk ka rezultuar pozitive me koronavirus, ka njoftuar QKUK.
“Rezultati i pacientes është negativ për koronavirus!”, thuhet në njoftimin e shkurtë të QKUK-së.
Pak më parë ministri I shëndetësisë Arben Vitia mbajti një konferencë për media ku tregoi për dyshimet për pacienten e cila kishte qëndruar në një qendër skijimi jashtë Kosovës ku kishin qenë pesë persona të prekur me koronavirus.