Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.
Fakti se Podujeva dhe Mitrovica e Veriut janë komuna të vogla, Daka ka thënë se do të bëjë që fletëvotimet të numërohen më shpejt.
“Meqenëse -siç e thatë- kemi dy komuna jo të mëdha, shpresojmë që rezultatet do t’i kemi shumë shpejt. Diku rreth orës 21:00 besoj që do të fillojmë t’i japim rezultatet e para preliminare”, ka thënë Daka për T7.
Ajo ka treguar se aktualisht dalja në zgjedhje në këto dy komuna është më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të zgjedhjeve lokale në vitin 2017.
Paraprakisht, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët e infektuar me COVID-19.