Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka ndryshuar qëndrimin e tij për zgjedhjet e 6 tetorit
Përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga Rugova që ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kandidatin për deputet Ali Lajçin.
Gjithashtu, Çuni ka shkruar se “ai asht bajraktari i sakrificës që s’e votoi tradhëtinë si Naser Rugova. As si Ramiz Kelmendi”.
Postimi i plotë:
Rugovë!
Po ju dveti diçka
A kanë shkua baballarët tuej mbas flamurit t’Kadrisë apo t’Sakut
Apo veç fjalë kishin ata e ju?!
Nëse po
Atëherë duhet t’shkoni edhe mbas Ali Lajçit dhe t’jeni me të e për të!
Ai asht bajraktari i sakrificës që s’e votoi tradhëtinë si Naser Rugova
As si Ramiz Kelmendi
Andaj n’paçi pak fytyrë s’koriteni!