Çun Lajçi befasohet në Hotel Marigona në Shëngjin, thotë dreka më e lirë se në Prishtinë

Aktori dhe shkrimtari i njohur kosovar, Çun Lajçi ka kritikuar të gjithë ata që po ankohen dhe shkruajnë për çmimet e larta në bregdetin shqiptar.

Ai përmes një postimi në FB ka treguar që ka qenë në Shëngjin derisa ka qënduar në Hotel Marigona, duke lavdëruar për mikpritjen, cilësinë dhe çmimet tejet të volitshme.

Ai thotë se dreka në këtë hotel me pronar Ilirin, është më e lirë se në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë i aktorit:

Shëngjin

Kurrë ma mos ma shajni bregdetin shqiptar! Mikpritjen, bukën e bujarinë shqiptare, kurrë ma mos ma shajni!
Kurrë ma mos t’iu ndij tue thanë i kan shtrejtue çmimet sa po erdhëm…na ropën sa po e panë se jemi kosovarë…se mos t’flasim për mergimtarët! Po na lëshojnë muzikë serbe e po na injorojnë neve, vetëm e vetëm që ti joshin turistët serb!
Pse, a mos po ikim prej shkaut si 99-tën, që u dashka me na dhanë me hangër e me pi pa pare?
Bollni ma n’paçi din e iman, me propagandën e sllavit, se ma lirë nji drekë në Marigonën e Ilir Dedës, n’Shengjin, se kudo n’Prishtinë!
Futën n’hotelin me 5 yje e porosisin jo vetëm peshk, po krejt “kafshët” e detit i duen herifat, me venën ekstra franceze, e mandej o kuuukuuu po shtrejt!
Pse, a mos kjen Nana Terezë?
Mos i besoni edhe rrenës suaj n’fund të plazhit, se asht turp për neve me koritë bregdetin tonë, perlë, që Zoti na e fali, që kur e lëshoi rrezën e parë!

ÇL
18.07.2022

https://youtube.com/shorts/2nKGgj9sqaw?feature=share