Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë konferencës së përbashkët me Vjosa Osmanin, ka folur edhe për pandeminë. Milanoviq tha se është habitur me numrin e lartë të të vaksinuarve në Kosovë.
Milanoviq tha se fillimisht kishte menduar se kishte dëgjuar gabimisht, por tha se situata në këtë drejtim në Kosovë është shumë më mirë sesa në Kroaci.
“Unë nuk e kisha të qartë numrin e të vaksinuarve në Kosovë dhe e mora informatën se numri i vaksinimeve në Kosovë është shumë më i lartë sesa në Kroaci. Fillimisht mendova që e kam dëgjuar informatën gabimisht, por jo. Niveli i të vaksinuarve është shumë më i lartë se në Kroaci dhe i kemi indikatorët që na tregojnë. Është më mirë se në Kroaci”, deklaroi Milanoviq.
“Dikush këtë e shikon në këndvështrime të ndryshme, dikush e sheh vaksinimin si shenjë apokalipsi, por jo. Në Kosovë kjo tregon se qytetarët janë të përgjegjshëm. Kanë përgjegjësi dhe i keni disa vyrtyte që në Evropë nuk ekzistojnë, por ekzistojnë në Kosovë”, tha Milanoviq.