Çudit banorja e BBV, hyn në shtëpinë e famshme me bashkëshortin, flet me pasion për ish-in: E dua akoma…

Një deklaratë e Briseidës për të dashurin e saj të parë ka shkaktuar të qeshura në shtëpinë e xhuxhave në Big Brother Vip Albania 4.

Mjekja e cila u fut në BBV si çift bashkë me bashkëshortin e saj Jorin, në një bisedë me banorët tha se e do ende të dashurin e saj të parë, pavarësisht se është e sapomartuar me Jorin.

“Lutem për të dhe familjen e tij, më respektojnë dhe i respektoj”, tha banorja.

“Moj unë akoma dua të parin që kisha, të dashurin e parë që më ka dhembur zemra bum bum, atë njeriu nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij, më respektojnë i respektoj. Janë nga Mallakastra njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë ajo.