Mediumi “Alep Agency” raporton se Lazio ka arritur marrëveshje me klubin CSKA e Moskës për qendërsulmuesin Vedat Muriqi.
Muriqi nuk është në planet e Sarrit, derisa kalimi te skuadra italiane ka qenë dështim i vërtetë, ku qëndron vetëm në stol .
Sidoqoftë, “Alep Agency” raporton se CSKA e Moskës ka arritur marrëveshje me Lazion për shërbimet e Muriqit.
Fillimisht do jetë huazim që do kushtoi 1.5 milionë euro me opsion blerje për 8.5 milionë euro që do bëhet obligative në rast që sigurojnë pjesëmarrjen në gara evropiane.
🚨 Accordo raggiunto tra #CSKA e #Lazio per Vedat #Muriqi.
Prestito a 1.5M con diritto di riscatto a 8.5M, che diventa obbligo in caso di qualificazione ad una competizione UEFA da parte del club di Mosca.
— Alep Agency (@alep_real) January 16, 2022
Ndërkohë, raporti shton se tashmë ka mbetur vetëm që edhe kosovari të gjejë ‘gjuhën e përbashkët’ me klubin rus.