220 raste me COVID-19 janë konfirmuar vet sot, shifra këto mjaftë shqetësuese për qytetarët e vendit tonë.
Derisa Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti përmes një postimi të bërë në Facebook, tregon se mosha mesatare e të infektuarve në Kosovë është 44.3 vjeç.
I njëjti madje jep mesazh se kjo tregon se edhe të rinjtë po aq sa të vjetrit janë të rrezikuar nga ky virus.
Ky është postimi i plotë i tij:
Mosha mesatare e të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë është 44.3 vjeç.
Grup-mosha më e prekur ajo 30-39 vjeç (21%).
Një storie që dëshmon se të rinjtë janë të rrezikuar nga Covid-19, po aq sa edhe moshat më të vjetra.
Kujdesu dhe mbrohu, e ke këtë mundësi