Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 11 mijë e 416, kurse numri i viktimave është 401.
Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se deri më tash janë 11 mijë e 416 persona të infektuar me COVID-19
Sipas IKSHPK-së deri më tani në vendin tonë kanë humbur betejën me koronavirusin 401 persona.
Po ashtu siç bën të ditur IKSHPK-ja, deri më tani në vendin tonë janë shëruar 7 mijë e 191 persona nga koronavirusi dhe aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 3 mijë e 824.
Vlen të theksohet se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 141 raste të reja dhe janë shëruar 230 pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 11 persona të cilët kishin qenë të infektuar me COVID-19.