Sot rreth orës 14:30 ka ndërruar jetë një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.
Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili më tej ka sqaruar se nga e njëjta familje janë edhe katër anëtar të prekur me koronavirus.
“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19.Sipas informacionit zyrtar që e kemi nga IKSHPK, ai ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në fakt ky ka pasur probleme me mushkëri”.
“Si familje janë 4 apo 5 persona të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”, tha Latifi për IndeksOnline
Ai tutje ka treguar se aktualisht në komunën që ai udhëheq 24 persona të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa aktive janë 22 raste të tjera, e janë shëruar 107 persona.