Ka vdekur nga koronavirusi, mjeku i njohur Gëzim Berisha.
Berisha kishte dhënë kontribut të madh gjatë luftës në Kosovë. Ai kishte ardhur nga Shqipëria për të ndihmuar në shërimin e të plagosurve në luftë,
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, deputeti i AAK-së, Ali Berisha. Ai e ka quajtur mjekun Gëzim Berisha veteran të vërtetë të UÇK-së.
“Të trishtuar nga vdekja jote e hershme Dr. Gëzim Berisha. Tërë jetën ishe i përkushtuar në shërbim për të mirë ndaj të tjerëve. Erdhe nga Shqipëria në rrethana të jashtëzakonshme me perpjekje mbinjerëzore që të na ndihmoje në sherim të të plagosurve në luftë. Ishe veteran i vërtetë i UÇK-së.
Me profesionin e doktorit, si specialist i pediatrisë ishe në shërbim të vazhdueshëm në këtë kohë pandemie në shërim të femijëve dhe të sëmurëve me Covid-19. Kjo sëmundje të mori edhe ty Dr. Gëzim.
Gjithmonë do të kujtohen veprat tua në shërbim të popullit dhe vendit.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Dr. Gëzim2, ka shkruar ai.
Berisha është një ndër mjekët e shumtë në Kosovë që kanë humbur jetën nga koronavirusi.