Ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë re COVID-19 po shkakton goditje në tru tek të rriturit në të 30-at dhe 40-at që nuk janë shumë të sëmurë prej infeksionit. Sipas ekspertëve, dita ditës po mblidhen shumë të dhëna që sugjerojnë se COVID-19 shkakton mpiksje gjaku në mënyra krejt të pazakonta gjë që pasohet edhe nga goditja në tru.
Në një intervistë për CNN, Tomas Oksli, kirurg pranë Mount Sinai Health System në Nju Jork thanë se ky problem është vërejtur tek pacientët nën moshën 50 vjeç. Ata kishin simptoma të një intensiteti mesatar të infeksionit ose ishin asimptomatikë. “Virusi duket që po shkakton një bllokim në rritje të enëve kryesore të gjakut duke nxitur kështu një goditje në tru”, tha ai. “Raportet tona po tregojnë se në dy javët e fundit frekuenca e goditjes së beftë në tru tek pacientë të rinj në moshë është shtatëfishuar. Shumica e pacientëve që pësuan goditje në tru nuk kishin probleme mjekësore dhe patën simptoma të një intensiteti mesatar si pasojë e COVID-19” tha ai.
Statistikat Për Prevalencën e Sëmundjeve Ishemike Në Shqipëri
Goditja në tru ose siç njihet ndryshe hemoragjia cerberale është një sëmundje që manifestohet kur qarkullimi i gjakut drejt trurit ndërpritet si pasojë e një bllokimi të një ene të gjakut. Ajo futet në kategorinë e sëmundjeve ishemike. Statistikat mbi përhapjen e kësaj sëmundjeje janë të pakëta, megjithatë, mjekët thonë se në 40 përqind të rasteve personat e prekur nga ishemia mbeten të paralizuar. Të dhënat e deritanishme thonë se qarqet me numrin më të lartë të vdekjeve nga sëmundje të tilla janë:
Berati 5.7 vdekje për 1000 banorë
Korça me 5.3 vdekje për 1000 banorë,
Shkodra me 5.1 vdekje për 1000 banorë.
Kukësi me 4.7 vdekje me 1000 banorë.
Qarqet me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet ishemike janë:
Durrësi me 3.4 vdekje për 1000 banorë
Tirana me 3.5 vdekje për 1000 banorë,
Elbasani me 4.6 vdekje për 1000 banorë
Lezha me 4.1 vdekje për 1000 banorë.