Aktualisht në Spitalin e Pejës, po trajtohen 21 pacientë të prekur nga Covid-19, e prej tyre 15 janë me oksigjeno terapi e 4 në gjendje më të rëndë.
Siç bëhet e ditur në këtë raport gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,321 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.
117 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 64 Rëntgen, 39 EHO dhe 14 CT-ja.
Ndërsa 5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.