Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të merret vendimi për hapat e mëtejshëm rreth vahzdimit apo jo të mësimit nëpër shkollat e Kosovës, për shkak të coronavirusit.
Ajo tregoi se gjatë ditës së sotme, konkretisht në orën 15:00, do të mblidhen të gjithë drejtorët e shkollave dhe do të bëjnë vlerësimin përfundimtar.
“Kemi bë një plan të veprimit në të gjitha shkollat. Ne po presim rekomandimet nga Instituti i Shëndetit Publik për hapat e mëtejshëm”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline
Ndryshe, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, sot janë paraqitur gjashtë raste të reja të dyshuara me coronavirusin, duke bërë që numri të shkojë në tetë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajvazi-Berisha.
“Ne momentalisht në klinike i kemi hostopalizuar gjashtë pacientë. Për momentin nuk ka nevojë për shqetësime”, ka thënë ajo.