Coca-Cola HBC Austria ka tërhequr miliona shishe plastike, pas shqetësimeve se disa produkte mund të përmbajnë metal.
Coca-Cola në shtetin austriak nisi tërheqjen e shisheve të mërkurën pasi kompania njoftoi se disa prej tyre mund të përmbajnë fragmente metali.
Tërheqja do të thotë se deri në 28 milionë shishe gjysmë litërshe mund të preken, shkruan euronews.
Lëvizja do të ndikojë në disa produkte të pijeve Sprite, Coca-Cola, MezzoMix dhe Fanta, gjegjësisht të datave midis 4 shkurtit dhe 12 prillit të vitit 2025
“Nuk mund të përjashtohet që mund të ketë copa të vogla metali në një numër shumë të kufizuar shishe PET 0.5l për shkak të një gabimi teknik në prodhim. Ne këshillojmë që të mos konsumoni produkte potencialisht të prekura për shkak të rrezikimit të shëndetit. Kjo është një masë paraprake në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake. Të gjitha madhësitë dhe paketimet e tjera të paketimit nuk preken nga kjo tërheqje”, njoftoi Coca-Cola HBC Austria.
Kompania theksoi më tej se ndjen keqardhje për incidentin dhe u kërkoi falje konsumatorëve për çdo shqetësim të shkaktuar.
Markat e tjera nën ombrellën e Coca-Cola, si dhe madhësitë e tjera të shisheve, nuk preken.
Ndryshe, Kroacia është ndër vendet e para të rajonit që ka marrë masa për largimin e këtyre pijeve nga tregu i saj.