Vlera e indeksit të çmimeve për shportës së ushqimeve bazike në fillim të këtij viti ishte 18 përqind më e ulët sesa në marsin e 2022-ës.
Çmimi i ushqimit pësoi rënie në janar, për të dhjetin muaj më radhë, duke reflektuar çmimet e ulëta të farërave të vajit, qumështit dhe produkteve të tij, ka njoftuar Agjencia e Agrikulturës dhe Ushqimit e Kombeve të Bashkuara.
Indeksi i çmimeve të shportës së ushqimeve bazike ra për një pikë muajin e kaluar, krahasuar me dhjetorin, me një mesatare prej 131.2 pikë – niveli më i ulët që nga shtatori 2021.
Çmimet e drithërave dhe mishit në anën tjetër kanë mbetur të pandryshuara.