Një rritje e mprehtë e çmimeve të bitcoin e ka çuar çmimin e kriptovalutës në mbi 30,000 dollarë.
Dhe ky nivel, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është i pari për herë të parë që nga 10 qershori i vitit të kaluar.
Por edhe pse ka parë një rritje, kjo kriptovalutë është ende shumë poshtë nivelit të saj më të lartë të të gjitha kohërave prej 68,000 dollarë në nëntor të vitit 2021.
Megjithatë, rritja e qëndrueshme e kohëve të fundit në vlerë e bitcoin ka ngjallur diskutime për një tjetër bum të kriptovalutës.
Falimentimi i Silicon Valley Bank muajin e kaluar dhe përhapja më e gjerë që ajo ka shkaktuar në tregjet financiare bëri që disa “adhurues” të kriptovalutave t’i drejtohen bitcoin-it, tokenit origjinal dhe më të vlefshëm në sektor.