Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se çmimet tavan për derivatet e naftës do të jenë të njëjta me ditën e djeshme.
Kështu, sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.60 euro për litër.
Në anën tjetër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.34 euro për litër, ndërsa për Gas është 0.75 euro për litër.