Çmimet e derivateve në Kosovë do të zbriten ditët e ardhshme, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Berjani, përmes një përgjigje me shkrim ka treguar edhe për çmimet aktuale të Benzinës dhe Dizelit në vend.
“Çmimet aktuale në Kosovë janë përafërsisht Dizelli 1.44 deri në 1.49 euro, kurse Benzine 1.30 deri 1.37 euro”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se edhe tregjet ndërkombëtare dhe në Berz është duke pasur rënie të çmimeve.
“Në tregjet ndërkombëtare dhe në Berz ka rënie të derivateve kjo është duke u reflektuar edhe te ne, në Kosovë. Gjatë ditëve në vijim do të kemi rënie të çmimit të derivateve”, tha tutje Berjani.
Në muajin mars në Kosovë do të ketë stabilizim të tregut.
“Sipas informatave nga organizatat prodhuese OPEC pritet që muaji mars do të jetë stabilizim i tregut në tregjet ndërkombëtare dhe do të kemi stabilizim të tregut edhe te ne në Kosovë”