Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur fjalimin e tij para të pranishmëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Ai para të pranishmëve ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë ndihmuar Kosovën, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.
Clinton përmendi faktin që pasardhësi i tij në krye të SHBA-së, Xhorxh Bush, ishte ai që njohuri pavarësinë e Kosovës, përkundër që ai vinte nga një parti tjetër, nga ish-presidenti Clinton.
“NATO funksionon më së miri në botë. Gjeneral Clarku ishte komandant, por ishin 90 shtete demokratike që e përkrahnin atë veprim, i cili shpresoj që mos të përsëritet. SHBA ka qenë pranë jush që 20 vite, pavarësisht se cfarë partie politike ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Pasardhësi im, Xhorxh Bush, njohi shtetin e Kosovës. Ju keni arritje, natyrisht që keni punë për të bërë, por shikoni se në cfarë keni arritur”, ka thënë ish-presidenti Clinton.
Autor: RTKlive