Kosova duhet të forcojë subjektivitetin ndërkombëtar në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë njohësit e procesit të dialogut. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, dhënia e dritës së gjelbër për statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin me procedura të përshpejtuara në NATO, po e kërkojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës si përfitime nga themelimi i Asociacionit. Këto kërkesa i shohin të nevojshme edhe në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët thonë se të njëjtat janë prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, në takimin e 26 tetorit, me liderët kryesor evropianë.
Kosova duhet të forcojë subjektivitetin ndërkombëtar në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë njohësit e procesit të dialogut. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, dhënia e dritës së gjelbër për statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin me procedura të përshpejtuara në NATO, po e kërkojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës si përfitime nga themelimi i Asociacionit. Këto kërkesa i shohin të nevojshme edhe në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët thonë se të njëjtat janë prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, në takimin e 26 tetorit, me liderët kryesor evropianë.
Njohësi i procesit të dialogut, Dorajet Imeri thotë për KosovaPress, se Kosova duhet të përfitojë diçka në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar si këmbim për themelimin e Asociacionit.
Kërkesat që Kosova të anëtarësohet me procedura të përshpejtuara në NATO, Imeri i sheh më shumë si një orientim strategjik sesa një mundësi reale.
“Pretendimet janë që pas themelimit të kësaj trupe politike dhe institucional brenda sistemit politik dhe kushtetues, Kosova të përfitojë diçka në arenën ndërkombëtare dhe të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Ideja se mund të jetë NATO dera e parë që Kosova do të mund të hyjë është e diskutueshme. Pa një vullnet politik të strukturës, duke e njohur procedurën burokratike për anëtarësim në këtë mekanizëm, realisht tregon për një orientim strategjik sesa një mundësi reale që të ndodh. Natyrisht diçka e tillë mund të ndodh nëse marrim shembull Malin e Zi dhe Finlandës që ishin anëtarësuar me procedura të shpejta për shkak të rrethanave gjeostrategjike. Kosova duhet të kapitalizojë sa më shumë që të jetë e mundur forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar në këmbim të një oferte politike që ka për serbët e Kosovës”, thekson ai.
Megjithëse ka dyshime për kompetencat që mund t’i ketë Asociacioni, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se nëse themelohet i njëjti, Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese, të anëtarësohet në Këshill të Evropës dhe NATO, si mundësi më të shpejta, derisa të nis rrugëtimin për anëtarësim në BE.
“Ne ende nuk po e dina se për çfarë Asociacioni po flasim, pasi nuk e kemi draft-statutin e tij. Nëse nisemi nga marrëveshja e Ohrit ju e dini se aty ka pas diçka përtej Asociacionit. Ambasadori tha se nuk ka autonomi, mirëpo ende nuk e kemi pa atë letër dhe çfarë marrëveshje kanë bërë. Kjo është shqetësuese për vendin. Nëse pranohet Asociacioni, Kosova do të duhej të përfitonte shumë siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në Bashkimin Evropian si dhe NATO”, thekson ajo.
Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se krahas zbatimit të obligimeve në dialog duhet të ketë diskutim paralel me partnerët për përfitimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai përmend anëtarësimin e Kosovës në partneritetin për paqe të NATO-s, dhënien e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, njohjen nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, si dhe anëtarësimin në Këshill të Evropës.
“Ne duhet të kemi një diskutim paralel me partnerët tanë ndërkombëtar. Në kuptimin e garancioneve mbi sigurinë në Kosovë është shumë me rëndësi partneriteti për paqe me NATO-n, i cili është i dobishëm dhe i kontribuon stabilitetit dhe duhet të punojmë në këtë drejtim, pasi është paraqitur edhe si kërkesë nga kryeministri Kurti në takimin e fundit me liderët evropian. Statusi i vendit kandidat po ashtu është shumë i rëndësishëm, sikurse është i rëndësishëm njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Kjo është çka mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare për Kosovën. Në anën tjetër Kosova merr përsipër t’i përmbushur detyrimet e saj nga marrëveshja e Brukselit”, deklaron Rrustemi.
Diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor, paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e refuzoi.
Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve