Varianti më i ri i COVID-19 është “IHU”, e cila u pa për herë të parë në Francë.
Varianti IHU thuhet se ka deri në 46 mutacione.
Omicron tani përbën mbi 60 për qind të rasteve në Francë dhe është dominues në shumë vende të tjera.
Sipas shkencëtarëve, variantet e mutuara janë jashtëzakonisht të zakonshme midis viruseve dhe shumica nuk janë aq serioze sa origjinali, shkruan The Sun.
Me mutacionet e tij të shumta, shkencëtarët i janë referuar Omicron si një variant shqetësimi, me prova të hershme që sugjerojnë një rrezik të shtuar të riinfeksionit.
Omicron nuk është dukur të jetë aq i rrezikshëm për të infektuarit sa rastet me COVID-19 të së kaluarës, por është me një rrezik të shtuar të përhapjes.