Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-shefin e saj, Hashim Thaçi, dje në Hagë.
Ajo ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së e kanë përpara vetes betejën për ta mbrojtur luftën çlirimtare.
Çitaku tha se Thaçi dhe të tjerët që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë i gëzohen sukseseve të Kosovës edhe nga atje.
“E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare. Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfardo lloj ndikimi politik”, ka shkruar ajo në Facebook.