Humoristi i njohur Rasim Thaçi- Cima ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur vajza e tij, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi, shkruan Indeksonline.
Përmes një publikimi në llogarinë e saj në Facebook ajo ka kërkuar që personat që kanë fituar anti trupa të dhurojnë gjak për babain e saj.
“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë”, shkroi këngëtarja