Cili eshte premtimi i vetem i Egzones ne hapjen e fushates elektorale

Qytetarë të nderuar dhe respektuar

Fushata janë elektorale zyrarisht fillon tani.

Unë nuk kam zgjedhur rrugën e premtimeve boshe, sepse njerëzit në vendin tonë janë lodhur nga premtimet e rrejshme të bëra më parë, nga individ të caktuar, të cilët na kanë zhgenjyër.

Rruga ime dallon qysh në fillim, sepse nëse unë do kem fatin të bëhen deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga paga ime si deputete dy rroga do i ndaj për t’i mbajtur dy zyre, një në Skenderaj në qytetin tim dhe një në Prishtinë, në kryeqytet (për shkak të pamundësisë financiare për të hapur zyre në të gjitha qytetët e Kosovës), ku do kenë mundësi qytetarët e gjithë Kosovës t’i adresojnë problemet e tyre, dhe atë pa dallim bindje politike, besimi fetar, moshe, gjinie, etnie etj.

Këtë gjë nuk e ka bërë asnjë deputet deri më tani.
Zakonisht zyret e kandidatëve për deputet janë mbajtur të hapura vetëm gjatë fushatave.
Për të treguar që jam ndryshe do veproj ndryshe dhe atë pa bërë shumë fjalë.
Në zyrën që do e hapi në Prishtinë do ta punësoj vajzën nga Suhareka, e cila nuk ka pasur mundësi të shkollohet (rasti për të cilin kam shkruar më parë).

Në mbremje do i marrë kërkesat e juaja, dhe do jem aty pranë jush, për të ju ndihmuar që problemet t’i zgjedhim bashkë, dhe do i shtjellojmë ato edhe në parlament kur është e nevojshme.

Ju nuk duhet të mashtroheni nga deputet që as telefonin nuk ua kanë hapur dhe i keni parë vetëm në fushata elektorale!
Ju duhet të zgjedhni përfaqësues që gjinden pranë jush, kur ju duhen dhe kur ju keni nevoj për ta!

Ju nuk duhet të mashtroheni nga ata që tentojnë për t’i blerë votat e juaja!
Mos i merrni paratë që ua ofrojnë, sepse në këtë mënyrë ata blejnë të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj!
Por, nëse gjendja juaj ekonomike është e rëndë dhe ju keni pranuar para në këmbim të votës, mos u ndjeni keq! Ato para i kanë vjedhur nga ju, janë paratë e juaja. Ata që kanë para për të ju blerë votat e juaja, do vjedhin prapë, sepse do mendojnë që ju jeni njerëz që shiteni çdo mandat kur ata do kenë nevoj për vota.
Merrni ato para, nëse hjekni për bukë, por na votoni ne për të ardhmen tuaj!
Dënoni ata që ju kanë varfëru duke e adresu votën te e ardhmja!

Unë edhe sikur të kisha mundësi nuk do bleja vota, sepse unë asnjëherë nuk kam tentuar dhe nuk do të tentoj ta vjedh qoftë edhe një taksë të vetme tuajën!
Unë dua vota të besimit! Unë dua votën që kur ju do e vendosni në letër të ndjeheni të kënaqur dhe të fleni rehat, sepse dikush do mendoj për të ardhmen tuaj.
Unë dua të ndryshoj gjendje e vendit tonë, andaj ndihmomni ta bëjmë bashkë ndryshimin!

Unë kam premtuar që do jem zë i juaji, dhe atë do e bëjë!
Unë jam një qytetare e vuajtur në padrejtësi sikur edhe ju, andaj do jem pranë jush.

Bashkë do i zgjedhim problemet tona, sepse problemet e juaja do jenë edhe problemet e mia!
Besimi juaj, vota juaj më obligon të bëhem e përgjegjshme ndaj jush.

Bashkë për shtetin!
Bashkë më NISMËN SOCIALDEMOKRATE 122!
Bashkë më EGZONEN 90!