Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka shkuar në fshatin e tij të lindjes, në Burojë të Skënderajt.
Nga atje, përmes një fotografie të publikuar në Facebook, Thaçi ka treguar se po i krastit pipat e tepërt të pemëve.
“Burojë, në prag të pranverës. Koha e krasitjes së pipave të tepërt”, ka shkruar Thaçi mbi fotografi.
Ndonëse nuk e ka thënë decidivisht, ndjekësit e presidentit kanë aluduar se Thaçi mund t’i ketë paramenduar si njerëz “pipat e tepërt”, në formën e një postimi metaforik. /