Vendimi i qeverisë për dënimin me burgim për ata që nuk bartin maska, disa juristë po thonë që nuk është ligjore.
Avokati Driton Dobruna, thotë se dënimi me burg për mosbartje të maskës vlen për të infektuarit me Covid-19 dhe që e dinë që janë të infektuar, përndryshe është vetëm gjobë administrative, njofton Klan Kosova.
Kundër masave të tilla është edhe avokati Nasuf Hasani.
Ai thotë se vendimet duhet të respektohen veçse para veprimeve të tilla, qeveria e vendit duhet tu dal në ndihmë qytetarëve.