Çifti irlandez dorëzon në policinë e Shkodrës 41 mijë eurot e gjetura në Durrës

Policia ka njoftuar këtë të premte se një çift irlandez është paraqitur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku kanë dorëzuar një shumë prej 41,400 eurosh.

Çifti i huaj ka deklaruar se këto euro i kanë gjetur më 26 mars në qytetin e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Shtetasi K. S., 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41.400 eurosh e kanë gjetur më 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në “Lagjen nr 13”, Durrës.

Me veprimet e metejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.