Liga e Kampionëve do të vazhdojë këtë javë me ndeshjet kthyese në fazën e çerekfinales.
Real Madridi arriti ta mposht Chelsean me rezultat 3-1, me tre golat e Karim Benzemas.
Përballja e dytë do të zhvillohet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu”, me fillim nga ora 21:00, ku dhe do të përcaktohet kush do të kalon në gjysmëfinale.
Dy trajnerët, Carlo Ancelotti dhe Thomas Tuchel janë shprehur optimistë për ndeshjen e zjarrtë që pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Chelsea vjen pas një fitore të madhe ndaj Southamptonit, me rezultat 6-0, rezultat që pritet t’i motivojë ndaj madrilenëve.
Në anën tjetër, edhe Real Madridi shënoi fitore në vikend në Laliga.
Formacionet e mundshme:
Chelsea: Courtois; Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius
Real Madrid: Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Mount; Havertz, Werner