Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se çfarë do të thotë saktësisht koha gjatë së cilës i kaloni 1.6 kilometra duke ecur, dhe çfarë lidhje ka shpejtësia e ecjes me vdekjen e parakohshme.
Ecja nuk është vetëm një ushtrim i shkëlqyeshëm fizik, i cili na mban në formë, por mënyra se si ecim mund të zbulojë shumë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.
Të gjithë ata që merren me ecje rekreative, të cilët kanë ecje të shpejtë dhe të mprehtë zakonisht jetojnë më gjatë se ata që ecin ngadalë dhe me qetësi.
Sipas New York Times, këmbësorët e ngadalshëm kanë 44 për qind më shumë gjasa të vdesin para kohe, në krahasim me ata që e kalojnë rrugën e tyre më shpejt dhe pa probleme. Ata që ecin ngadalë gjithashtu kanë 18 për qind më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe dementia.
Lidhja në mes të ecjes me ritëm të shpejtë dhe jetëgjatësisë është vendosur pas një studimi të gjerë i cili përfshiu mbi 40 mijë persona për të cilët ecja është një stërvitje e rregullt fizike, ndërsa që është kryer në Amerikë. Pas hetimit, rezultatet e fituara janë krahasuar me indeksin kombëtar të vdekjeve.
Cila ecje është shumë e ngadaltë? Njerëzit të cilët kanë gjasa më të mëdha të vdekjes së parakohshme janë ata që kanë nevojë për 24 minuta që ta kalojnë një milje, ose 1.6 kilometra, ndërkohë që grupi më pak i rrezikuar përfshin ata që kalojnë të njëjtën distancë për më së shumti 13.5 minuta.
Ecja më e ngadaltë, thonë ekspertët, mund të jetë simptomë e ndonjë problemi shëndetësor të njeriut i cili nuk është zbuluar ende, dhe këtë me siguri do ta zbuloni nëse i nënshtroheni testit gjashtëminutësh të ecjes për të përcaktuar gjendjen tuaj shëndetësore.
Ky test nuk e nënkupton ecjen në 1.6 km, por në 400 metra. Me ndihmën e një kronometri, matet koha për të cilin mund ta kaloni atë distancë. Nëse ju duhen saktësisht gjashtë minuta ose më shumë, atëherë ju ndodheni në kategorinë e këmbësorëve më të ngadalshëm dhe rreziku i sëmundjes është më i lartë.
Nëse e keni zbuluar që jeni këmbësor apo ecës më i ngadalshëm, nuk keni nevojë të frikësoheni, merreni këtë si një paralajmërim të vogël që ta vizitoni mjekun, ta kryeni një ekzaminim sistematik dhe t’i përkushtoheni pak më shumë shëndetit tuaj