Çfarë tha Kurti sot në Qeveri për terrin energjetik

Kryeministri Kurti e ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën shqetësuese të territ energjetik që ka përfshirë disa qytete të Kosovës.

Kurti para ministrave ka jepu detaje se çfarë ka ndërmarrë karshi kësaj situate.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektrike në disa komuna të Kosovës.

Këto shqetësime i kemi përcjellur vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime:

Përkushtim inteziv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit, si të prishjeve edhe të menaxhiimit të mbingarkesave.
Komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët.
Finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt i cili do të zgjidhë problemin e Ferizajt dhe do të ketë ndikim edhe në komunat tjera përreth.
Inaugurimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave dhe sanimi i dëmit nga zjarri të para disa muajve në nënstacionin Prishtina 3, kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre zonave. Rezultate të ngjashme presim edhe në Ferizaj.

Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë së furnizimit për vete dhe për të gjithë vendin tonë” ka thënë Kurti./Indeksonline/