433 zyrtarë të rinj policorë, të diplomuar më 13 shkurt të këtij viti, përfituan pagën e parë në detyrë në muajin shkurt.
Të vlerësuar me koeficient 4.5, paga bazë e një polici të ri sipas Ligjit të Pagave është 472.5 euro.
Por, si të diplomuar në javën e dytë të muajit të kaluar, më 13 shkurt, 433 kadetët e diplomuar të Policisë së Kosovës morën dje pagat e para të tyre në vlerë 270 euro secili, ka mësuar Paparaci.
105 euro është vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik të përcaktuar për vitin 2023 ndërsa për vitin e ardhshëm kjo vlerë do të jetë 110 euro.
Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 22 dhjetor 2022 ndërsa pagat e para me ndryshime janë ekzekutuar të martën, më 28 shkurt.
Sipas Ligjit të Pagave, një prej koeficienteve më të ulëta të pagave është ajo e kadetit policor e cila ka koeficientin 2. Kjo kategori paguhet vetëm 210 euro në muaj. /