Mandarinat janë frut përplot me vitaminë C dhe sigurojnë deri në 80 përqind të marrjes ditore të kësaj vitamine.
Vitamina C mund të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes së zorrës së trashë dhe gjithashtu ndikon në astmën, osteoartritin ose artritin rheumatoid.
Përveç kësaj, mandarinat janë të pasura me vitamina B, kalcium, magnez, zink dhe kalium.
Ato gjithashtu stimulojnë funksionet e trurit dhe kontribuojnë në kujtesën më të mirë, dhe dallohen nga aroma e tyre e këndshme dhe shija freskuese.
Megjithatë, sikurse me gjdo gjë tjetër, edhe me mandarinat duhet bërë kujdes.
Nëse konsumoni më shumë se shtatë mandarina, atëherë kjo mund të ndikojë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe një nivel shumë i lartë i fruktozës mund të çojë në shtimin e kilogramëve të tepërt.
Prandaj, shijoni ato, por me kujdes.